Kalo te përmbajtja
TeamByte

legal / security

Siguria dhe të dhënat tuaja

Përditësuar më 4 nëntor 2026

Kjo faqe tregon, me fjalë të thjeshta, si i mbrojmë të dhënat që bizneset vendosin në programet e TeamByte: e-Avokati, RENTAL ENTERPRISE 360, REALTY ENTERPRISE 360 dhe TOURS ENTERPRISE 360. Shkruajmë vetëm atë që bëjmë sot.

Të dhënat janë tuajat

  • Ju mbetet pronësia mbi gjithçka që vendosni në program. Ne nuk i shesim, nuk i përdorim për reklama dhe nuk i përdorim për të trajnuar inteligjencë artificiale.
  • Kur largoheni, me kërkesë ju japim një kopje të të dhënave në një format të zakonshëm (Excel dhe skedarët e ngarkuar), pa tarifë daljeje.
  • Kur vini nga një program tjetër ose nga Excel, të dhënat mund t'i ngarkoni vetë; në paketën Pro importin jua bëjmë ne falas.

Si i mbrojmë

  • Lidhje e koduar kudo (HTTPS). Shfletuesi detyrohet të përdorë gjithmonë lidhjen e koduar.
  • Çdo biznes i ndarë. Të dhënat e një biznesi nuk shihen nga asnjë biznes tjetër.
  • Hyrje me dy hapa. Stafi me të drejta të plota konfirmon hyrjen me një kod me email ose me aplikacion autentifikimi.
  • Role. Ju vendosni kush sheh dhe kush ndryshon çfarë.
  • Fjalëkalime dhe çelësa të koduar. Fjalëkalimet nuk ruhen kurrë si tekst; çelësat e lidhjeve me shërbime të tjera ruhen të koduar.
  • Mbrojtje nga robotët. Formularët publikë dhe hyrja mbrohen nga Cloudflare.
  • Regjistër aktiviteti. Veprimet kryesore të stafit shënohen.
  • Ne hyjmë vetëm për t'ju ndihmuar. Stafi ynë e hap panelin tuaj vetëm përmes një "sesioni mbështetjeje" që shënohet me emrin e personit.

Kopjet rezervë

  • Kopje rezervë çdo natë, të koduara, të mbajtura veç serverit kryesor.
  • Provojmë që kopjet rikthehen me të vërtetë.

Kur një shërbim i jashtëm ka problem

SMS-të, pagesat online, GPS-i dhe shërbime të tjera të jashtme kanë çelësin e vet të ndezjes. Nëse njëri prej tyre bie, e fikim (ose fiket vetë) dhe pjesa tjetër e programit vazhdon të punojë.

Ku mbahen të dhënat

  • RENTAL, REALTY dhe TOURS ENTERPRISE 360: në serverin e TeamByte në Shqipëri, me kopje rezervë të koduar në Cloudflare R2.
  • e-Avokati: në serverë në Bashkimin Evropian (Hetzner) dhe në Shqipëri.

Lista e plotë e shërbimeve që prekin të dhënat (nënpërpunuesit) është në marrëveshjet e përpunimit: e-Avokati dhe Rental, Realty, Tours.

Nëse ndodh një cenim

Ju njoftojmë pa vonesë dhe jo më vonë se 48 orë, me atë që dihet dhe çfarë po bëjmë.

Na raportoni një problem sigurie

Nëse gjeni një dobësi në programet ose faqet tona, na shkruani në [email protected]. Ju përgjigjemi shpejt dhe nuk ndërmarrim asnjë hap ligjor kundër kujt raporton me mirëbesim.